“SPAK përpara provës së integritetit”, Rama: Të zbardhen të vërtetat e puçit kushtetues

15:41 | 24/02/202015:410

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama është shprehur se tashmë ka ardhur koha që të gjithë të bëhemi bashkë kundër shkelësve të ligjit.

Rama përmes një deklarate për mediat i ka bërë thirrje SPAK që të jetë sa më transparent në trajtimin e çështjeve dhe të rikthejë besimin te qytetarët shqiptarë.

Organet e zbatimit të ligjit, SPAK duhet të ndërhyjë menjëherë sipas kodit të procedurës penale për të ndaluar veprimin e keqbërësve kudo që gjenden në KED apo Ministrinë e Drejtësisë, në kuvend apo në qeveri në mënyrë që duke vepruar me forcën e ligjit të parandalojnë thellimin e mëtejshëm dhe të zbardhen të vërtetat e puçit kushtetues në përpjekje për të dhunuar kushtetutën dhe rrëzuar republikën.

Veprimi i SPAK është i rëndësishëm për të vendosur ligjin, për të ndëshkuar keqbërësit dhe për të treguar integritet në zbatimin e ligjit dhe SPAK të japë mesazhin e pare tek qytetarët që mund dhe të kenë besim tek drejtësia e re. Çdo alibi për tu fshehur pas koronaviorusit apo pas krimovirusit të qeverisë është shërbim për të fshehur dhe për t’i shërbyer antikushtetueshmërisë,” tha Rama.

Ndër të tjera në deklaratët e tij zëvendëskryetari Rama ka bërë thirrje shqiptarëve që me datën 2 mars të jenë në Bulevard në mbrojtje të kushtetutës dhe të pavarsisë së institucioneve.

2 mars është data që ndan shqiptarët që duan Shqipërinë, shqiptarët që duan atdheun, shqiptarët që respektojnë dhe nderojnë Kushtetutën, përballë çetës së horrave dhe fallsifikatorëve, që duke shkelur ligjin mendojnë të kapin edhe Gjykatën Kushtetuese, për t’ia kundërvënë pastaj këtë institucion për interesat e tyre kriminale, interesave europiane të vendit. Data 2 mars është datë apel për të gjithë qytetarët shqiptarë për të qenë të gjithë bashkë, në anën e Republikës, për të qenë bashkë në anën e Kushtetutës”, është shprehur Luan Rama./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono