Avokati Edmond Petraj thotë se Prokuroria e Posaçme (SPAK) nuk duhet t’i kishte mbyllur hetimet për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe ta dënonte vetëm me dy vite burg për blerje votash.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Petraj u shpreh se duhet të hapen edhe dosje të tjera për Belerin.
Sipas Petrajt, mediat greke sulmuan gjyqtaren Irena Gjoka, ditën që deputetët e Foltores Flamur Noka dhe Luçiano Boçi patën takime në Janinë.
“Vendimi i sotëm, nornalisht do të dënohej. Organi i akuzës ka insistuar për veprën penale të kryer, ashtu do të shkonte. Gjërat do të shkojnë gjatë, ai do të dënohej. Ato që ka paraqitur organi i akuzës, ato mbeten. Aty janë bërë hetime më të thelluara, telefonat e zotit Beleri janë transkriptuar. Kemi një ndërhyrje të jashtëzakonshme të shtetit grek. Është një personazh me emrin doktor, ai komandon oligrakinë, listën e zezë në Janinë. Di që Janina është qendra e ekstremizmit anti-shqiptar. Ky është babai shpirtëror i Belerit. Vinte e takonte herë pas here Belerin në Janinë, për ato që akuzohet nga i gjithë opinioni.
Atë ditë që kanë shkuar këta, atë ditë ka filluar problemi me Irena Gjokën. Mendoj që ky është strumbullari i gjithçkaje. Ky komandon gjithçka. Ka ca gjëra që duhen parë me logjikë. Qeveria greke e Mitsotakis eshte kukull, këta janë ata që komandojnë në Greqi. Fredi Beleri po trajtohet në mënyrën më të mirë brenda burgjeve shqiptare, pjesa sesa ektremist është, mendoj që ndoshta do të vijë dita të zbardhet edhe vrasja e Niko Goros.
Si ka mundësi goditet zonja Gjoka në momentin që këta shkojnë në Greqi? Pse mos të themi që ko është lojë e këtyre anti-shqiptarëve në Janinë? Pse SPAK nuk heton hipotekën e drejtuar në kohën e zotit Berisha? Himariotët i dinë të gjitha këto gjëra. Problemi është se ata donin të vendosnin hegjemoninë e pronave. SPAK është treguar i përciptaz, vepra penale duhet të ishte më e madhe, duhej të përfshinte edhe qeveritarë grekë që janë gjetur në tabulatet telefonikë. Për mendimin tim, zonja Gjoka duhet të merret personalisht me ta. Kush e vrau Niko Goron? Vrasja e tij duhet hetuar. Nga ka ardhur urdhri? Janë disa gjëra që sikur nuk shkojnë”, theksoi ai./abcnews.al