15 vite në pritje të drejtësisë, së vjetër dhe të re, xhaxhai i viktimës Aleks Nika, Mark Nika shkoi këtë të enjte në Kuvend për të kërkuar ndihmë për zbardhjen e plotë të vrasjeve të 21 janarit.
Mark Nika është takuar në zyrën e kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla për ti shprehur shqetësimet për procesin ne SPAK.
Gjatë transmetimit të programit Real Story, Mark Nika reagoi duke thënë se SPAK nuk do e përfundojë këtë çështje. Sipas tij, kjo çështje zvarritet me qëllim dhe se në rast frike apo neglizhence, të krijohet një strukturë e re.
“Ne e dimë se SPAK është krijuar për hetimin e krimit shtetëror. As nga neglizhenca apo paaftësia kjo çështje zvarritet me qëllim; unë konstatoj se ata nuk do e përfundojnë këtë çështje. Nëse kanë frikë, të largohen; në mungesë të profesionalizmit, të shkojnë në shkollë, le të krijohet një strukturë e re hetimore. Boll më me ping-pongun e tyre!” / abcnews.al /


