Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“SPAK nën drejtimin e Dumanit dha rezultate konkrete”, Presidenti Begaj uron Brahon: Përgjegjësi e lartë dhe mision për vendin!

schedule18:46 - 11 Dhjetor, 2025

schedule 18:46 - 11 Dhjetor, 2025

Presidenti i Republikës ka uruar Kreun e ri të SPAK, z. Klodjan Braho, pas zgjedhjes së tij në krye të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit, përmes një postimi në rrjetin social X.
Kreu i Shtetit e ka cilësuar drejtimin e SPAK-ut si një përgjegjësi të lartë dhe njëkohësisht një mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia.

“Urime Kreut të ri të SPAK, z. Klodjan Braho! Drejtimi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit është përgjegjësi e lartë dhe njëkohësisht një mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia. SPAK nën drejtimin e Z. Altin Dumani, ka dhënë rezultate konkrete në këtë drejtim. Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon vendosmëri, integritet dhe guxim. Suksese në këtë mision të rëndësishëm për vendin!”, shkruan Begaj. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!