SPAK në Durrës për një zjarrfikëse, gazetari i ABC: Priten arrestime të tjera

schedule11:15 - 29 Tetor, 2021

schedule 11:15 - 29 Tetor, 2021

Mëngjesin e sotëm tetë persona, mes tyre zyrtarë të bashkisë së Durrësit dhe të kompanive private u arrestuan me urdhër të SPAK-ut për abuzim me një tender prej 7 milionë lekësh për blerjen e një autoshkallë për zjarrfikësen.

Lexo edhe: Abuzim me tenderin 7 mln lekë në Bashkinë e Durrësit, 8 të arrestuar, 6 prej tyre zyrtarë

Mes të arrestuarve janë Patriot Beqaraj, i cili ka qenë më herët drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe gjatë procesit të tenderimit anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe dyshohet se ka favorizuar fituesin.

Lexo edhe: Kush firmosi? Si u skualifikuan një nga një kandidatët në garë për tenderin e zjarrfikëses në Durrës

Zyrtari tjetër i lartë është Adriatik Velaj, drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri në bashkinë Durrës që ishte anëtar i grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit.

SPAK mëngjesin e sotëm sekuestroi edhe disa dokumente të tjera në bashkinë e Durrësit. Por çfarë pritet që të ndodhë? Gazetari i “ABC”, Leonidha Musai bazuar te burimet u shpreh se pritet që të ketë shoqërime ose arrestime të tjera lidhur me këtë dosje./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!