Dosja për muxhahedinët/ SPAK: “MEK” sulmoi Iranin, provokuan sulmin kibernetik ndaj e-albania në 2022

schedule15:11 - 21 Qershor, 2023

schedule 15:11 - 21 Qershor, 2023

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet pas referimit të policisë së shtetit që kishte siguruar informacion se anëtarët e kampit MEK me seli në manëz në Durrës kanë kryer disa sulme kibernetike në drejtim të shtetit të Iranit.

Referuar vendimit të gjykatës së posaçme që ABC News e dipsonoon, hetimi ka nisur pas referimit nga ana e policisë së shtetit në prokurorinë e posaçme për 6 vepra penale, duke nisur nga ajo e “provokimit të luftës” “Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrje në sistemet kompjuterike” dhe “Keqpërdorim i pajisjeve”, të gjitha këto të kryera në kuadër të grupit të sturktuarr krimninal. Sipas hetimeve ka rezultuar se, anëtarët e kampit mek, kanë kryer sulme kibernetike në disa institucione në shtetin e Iranian dhe për këtë ështrë urhdëruar edhe kontrolli në ambientet e kampit në Manëz.

“Në kushtet ku ka dyshime të arsyeshme se organizata “MEK” nga territori i Republikës së Shqipërisë ka kryer sulme kibernetike ndaj Republikës Islamike të Iranit në disa periudha të ndryshme kohore dhe drejt disa institucioneve të shtetit të Iranit. Duke qenë se statusi i qëndrimit të organizatës “MEK” në Shqipëri është humanitar, Republika Islamike e Iranit në vazhdimësi ka pretenduar duke ngritur këto dyshime si dhe në mënyrë të vazhdueshme kërcënon se do të ndërmarrë sulme ndaj Shqipërisë dhe organizatës “MEK”. Me qëllim gjetjen e serverave apo paisjeve të tjera kompjuterike që mund të jenë përdorur për sulmet kibernetike nga territori i Republikës së Shqipërisë është e domosdoshme kryerja e kontrollit në vendqëndrimin e pjestarëve të organizatës “MEK”, në Durrës, Shqipëri.”

Më tej në vendimin e gjykatës thuhet se, nga hetimet e deritanishme dhe të dhënat e referuara nga ana e policisë gjyqësore rezulton se ka dyshime për faktin se pjestarë të Organizatës “MEK”, me vendqëndrim në Manez, Durrës, janë të përfishirë në aktivitet kriminal të terrorizmit dhe financimit të terrorizmit.  Gjithashtu në vendim thuhet se, organizata mek ka një strukturë të centralizuar dhe hirerkike, ku drejtuesja e organizatës është Myryam Raiavi, bashkëshortja e ish-themeluesit të organizatës MOSSAD RAIAVI. Pas të kotrolleve të policisë u sekuestruan rreth 150 pajisje elektronike si dhe server që dyshohet se janë përdorur nga anëtarët e kampit mek. Pajisjet e sekustruara përfsh kompjutera, lap top dhe usb do i nënshtrohen një eskpertiozë që pritet t’i vijë në ndihmë hetimeve të SPAK.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!