TIRANË- Pas gati 24 orësh kur SPAK i trokiti ne dere, Monika Kryemadhi hapi letrat e saj për të shpjeguar një një pjesë të dosjes së saj.
“Ndihem shumë e fyer, që SPAK gënjen në deklaratën e tyre ku thotë 106 mijë euro operacione. Të nderuar gazetarë dhe të nderuar qytetarë, në moshën 6 vjeç, fëmija im është operuar dhe mjekët i kanë thënë një javë jetë nëse nuk bëhej ndërhyrja. Ka bërë dhe dy operacione të tjera.”, tha ajo.
Por dhe të vetat, qe përmenden si shpenzime për ndërhyrje estetike.
“Nxjerr SPAK faturën e heqjes së qafës së mitrës që kisha unë me kancer dhe e thotë si operacion, Nuk kam bërë asnjë operacion plastik se po të kisha bërë nuk do kisha turp ta thosha. Kam bërë një mbajtje të vetes time si grua”, shtoi Kryemadhi.
Kur erdhi momenti për të folur për ish-bashkëshortin, Ilir Metën, shpenzimet Kryemadhi i mori mbi vete.
“Ka bërë dhe Ilir Meta një operacion shëndetësor në 2013, që nuk e ka paguar Ilir Meta, por e kam paguar unë CASH dhe nuk e di Ilir Meta sa ka kushtuar”, shtoi ajo.
Sikundër ai ka thënë me parë, Kryemadhi përsëriti se Meta ia kishte lënë asaj shpenzimet familjare.
“Ilir Meta nuk ka paguar asnjëherë në jetën e vet asnjë shishe ujë. Kam paguar unë çdo gjë dhe çdo transaksion në shkollat e fëmijëve të mia, kam paguar çdo gjë, drita dhe ujë. Kam qenë unë ajo që kam marrë rrogën e Ilir Metës në bankë, Ilir Meta është marrë vetëm me politikë, është marrë me politikë”, shtoi Kryemadhi.
Fatkeqësia e fundit e përbashkët megjithatë nuk ka zbehur zemërimin e Ilir Metës ndaj saj.
“Komunikim im me Ilir Metën është prej shtatë muajsh zero, me përjashtim të ditës që më ka ardhur çështja e divorcit në shtëpi, edhe sikur të dua ta vizitoj, nuk pranon ai”, pohoi ajo.
Megjithatë, Kryemadhi nuk kurseu policët, qe e morën në rrugë.
“Kush është Ilir Meta që e rrëmbejnë ashtu? Pastaj na del dhe një motër f*** që e godet në kokë.”, u shpreh Kryemadhi.
Por ndarja e tyre nuk mbyll çdo gjë.
“Mund të kisha krim pasioni me Ilir Metën, por divorc me Ilir Metën nuk e kam menduar kurrë. Unë e kam dashur Ilir Metën dhe e dua Ilir Metën, nuk ka rëndësi se çfarë bën Ilir Meta”, tha ajo./abcnews.al