Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rëndohen akuzat ndaj Veliajt/ Dosja shkon në Gjykatë, shtohet “shpërdorimi i detyrës”

schedule15:39 - 10 Shtator, 2025

schedule 15:39 - 10 Shtator, 2025

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, të arrestuar në shkurt të këtij viti. Veliaj do të përballet në gjykatë për 5 akuza të prokurorisë.

Përveç akuzave për korrupsion të kryer në disa raste, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futjes së sendeve të jashtëligjshme në qeli Veliajit I janë rënduar sërish pozitat penale pasi akuzohet edhe për shpërdorim detyre.

“Erion Veliaj ne cilësinë e kryetarit të bashkisë Tiranë ka kryer veprime konkrete në kundërshtim me ligjin, në mospërmbushje të rregullt të detyrës, në funksion të përfitimit të të mirave materiale në mënyrë të padrejtë, por edhe me pasoja konkrete në dëm të interesave të shtetasve dhe shtetit, përsa i përket miratimit të një Plani të Detajuar Vendor dhe më pas lejes së ndërtimit për një objekt shumëkatësh banimi, mbi një sipërfaqe trualli ku bashkëshortja e tij ka interesa pasurorë”, tha ai.

Po kështu sipas prokurorisë, Veliaj së bashku me bashkëshorten e tij kanë përfituar të ardhura monetare dhe pasuri të paluajtshme në këmbin të lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës. edhe për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa spak I kërkon gjykatës që të vijojë procesi për korrupsion të kryer në disa raste, pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe mos deklarim të pasurisë.

“Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse , të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë. Erion Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e përmendura më sipër, shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar nga bashkëshortja e tij, e pandehura Ajola Xoxa, si edhe individë të afërt me të”

Në të njëjtën kohë  janë mbyllur hetimet edhe për 18 persona të tjerë, mes të civile biznesmenë dhe shoqëri tregtare të lidhur me Veliajn dhe bashkëshorten e tij që akuzohen se përmes korrupsionit kanë përfituar tendera dhe leje ndërtimi nga kryetari I bashkisë. po kështu janë mbyllur hetimet edhe për deputeten socialiste, Klotilda Bushka që është marrë e pandehur për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Sipas Prokurorisë, Bushka ka orientuar dëshmitarët e prokurorisë gjatë fazës hetimore për dosjen Veliaj.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!