SPAK kërkon arrestimin, Ahmetaj jashtë vendit / Avokatët në Këshillin e Mandateve: Ka arsye familjare

schedule17:37 - 12 Korrik, 2023

schedule 17:37 - 12 Korrik, 2023

Prej më shumë se një orë deputetët e maxhorancës dhe opozitës në prani të kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, prokurorit të çështjes dhe agjentëve të BKH-së janë duke dëgjuar argumentet mbrojtëse të avokatëve të ish ministrit Arben Ahmetaj në Këshillin e Mandateve.

Gazetarja Esiona Konomi raportoi se ndërsa opozita thekson se Ahmetaj është larguar nga vendi për t’ju shmangur drejtësisë, avokatët mbrojtës kanë thënë se ai nuk mund të jetë në seancë për arsye familjare. Sipas gazetares, ata nuk kanë dhënë detaje nëse do të rikthehet.

Avokatët thanë dje në mbledhje se ai ishte larguar nga vendi para disa ditësh. “PS kërkon që përveç mbledhjes së sotme të ketë edhe një diskutim politik të premten në këtë Këshill Mandatesh dhe më pas të hënën të ketë një seancë të posaçme vendimtare.”, tha gazetarja.

Një ditë më parë gjatë mbledhjes, SPAK i renditi Kuvendit prova dhe fakte për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit për aferën e inceneratorëve. SPAK i kërkoi Kuvendit që mbledhjet për të vlerësuar arrestimin e Ahmetajt të bëhen të mbyllura për shkak të sekretit hetimor.

Prokuroria e Posaçme i kërkon Kuvendit të hapë rrugën për arrestimin e ish zv/kryeministrit të cilin po e heton për tre akuza, atë të korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!