SPAK ka paraqitur këtë martë, 16 dhjetor, kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për heqjen e imunitetit dhe më pas arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.
Pas kësaj kërkesë ka reaguar në rrjetin social “X” dhe kryeministri Edi Rama. I cili e cilësoi këtë si një hakmarrje të prokurorit të çështjes.
Sipas tij arrestet pa gjyq në Shqipëri janë kthyer në një modë, ku më shumë ka të paraburgosur se sa të burgosur. Rama ed cilëson këtë si një fakt të turpshëm që nuk ka asnjë lidhje me standardet demokratike.
Më tej ai shton edhe pse kanë vendosur të mos flasin për përmbajtjen e çështjes, Rama paralajmëron se këtë herë do të angazhohen me të gjithë përgjegjësinë.
“Pasi u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin antikushtetues dhe antidemokratik të një anëtari të qeverisë, pa u tharë ende boja e vendimit të Kushtetueses, prokurori në fjalë i kërkon Kuvendit, autorizimin për të arrestuar zv.kryeministren – me burg ose në shtëpi.
Që arrestet pa gjyq, në daç në shtëpi e në daç me burg, janë bërë një modë e vrazhdë në Shqipëri, e që Shqipëria është bërë një vend me më shumë të paraburgosur se sa të burgosur – një fakt i turpshëm pa asnjë lidhje me standardet demokratike europiane – gjë që ka shqetësuar seriozisht edhe Këshillin e Europës, kjo dihet botërisht.
Por sigurisht që në rastin në fjalë, ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special, por duke qenë se ndryshe nga proceset e tjera, ku ne si rregull s’flasim për përmbajtjen e çështjeve, këtë herë na kërkohet të japim opinionin tonë, ne do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate, e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi”, ka shkruar Rama.
Pasi u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin antikushtetues dhe antidemokratik të një anëtari të qeverisë, pa u tharë ende boja e vendimit të Kushtetueses, prokurori në fjalë i kërkon Kuvendit, autorizimin për të arrestuar zv.kryeministren – me burg ose në shtëpi.
Që…
— Edi Rama (@ediramaal) December 16, 2025
Zv.kryeministrja Belinda Balluku u rikthye në detyrë, me vendim të Gjykatës Kushtetuese, më 12 dhjetor./abcnews.al

