Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“SPAK ka kohë që nuk po bën punën që i takon”/ Meçe: Dosja Balluku, një absurditet. Një çështje pa prova

schedule13:27 - 26 Shkurt, 2026

schedule 13:27 - 26 Shkurt, 2026

Analisti Arben Meçe në “News Line” të ABC News theksoi se reforma në drejtësi synon të godasë ata që janë aktualisht në pushtet, por shtoi se linjat qeveritare duket se kanë kapur të gjitha hapësirat brenda sistemit.

Meçe komentoi gjithashtu aksionin e opozitës dhe rolit të medias, duke e quajtur situatën e krijuar rreth çështjes së ish-ministrit Balluku si “absurde” dhe pa prova konkrete.

“Janë qëndrime premanente. Një gjë është e qartë që reforma në drejtësi do të godiste ata që janë në pushtet. Tashmë po flasim për çështje konkrete. Nëse linjat qeveritare kanë kapur të gjithë hapësirat në institucionet e drejtësisë, është transmetuar në drejtësi si pushtet i gjithë pushtetshëm. Aksioni i opozitës dhe të gjithë aktorëve që kundërshtojnë pushtetin.



SPAK ka kohë që nuk po bën punën që i takon. Prokuroria ka bërë aleatë shumë të fuqishëm, përmes medias, që të prodhojë një ambient tejet negativ. Doli në media, që vepra penale e Ballukut, shkonte në 35 vjet burg. Absurditet mbi absurditeti. Prodhojnë ambientin, sikur është kryer një vepër penale, ndërkohë që jemi në kushtet ku është vetëm faza e hetimeve. Është një situatë absurde që ndodh vetëm në Shqipëri. Unë kam mbajtur qëndrimin gjithmonë, që prova për Ballukun nuk ka. Vazhdoj të mendoj që çështja Balluku është një çështje pa prova”, tha Meçe.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!