Xhaxhai i Aleks Nikës reagoi për Real Story lidhur me çështjen e 21 janarit të cilën e cilësoi si një ping pong nga ana e SPAK. Sipas tij, SPAK nuk do e përfundojë këtë çështje dhe se zvarritja është e qëllimshme.
Avokat Idajet Beqiri tha për “Orën e Fundit” se SPAK për këtë çështje është i korruptuar dhe se po e zvarrit çështjen me qëllim për të favorizuar Berishën. Sipas tij, provat e fajësojnë Berishën 100 për qind.
“SPAK e kemi paralajmëruar prej kohësh që kështu do të vepronte. Kemi të bëjmë me një strukturë që ka mendim të kundërt me Strasburgun dhe Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë. SPAK këmbënguli që të mos t’ia nisin procedimin penal.
SPAK për 21 janarin është i korruptuar, është pjesë e lojës, nuk do të shkojë në bankën e të akuzuarve Berisha dhe organizata e tij. Një masakër me 4 të vdekur dhe 103 të plagosur; SPAK-u dhe prokuroria e çështjes mbrojnë Berishën.
Në dorë kanë zvarritjen; e vetmja gjë që po i bën nder Berishës është zvarritja derisa të presin vdekjen e tij dhe të mbyllen hetimet. Edhe pushimin e çështjes e bën gjykata. Provat e fajësojnë 100 për qind Berishën.” / abcnews.al /


