SPAK “bashkon” çiftin Meta-Kryemadhi/ Juristja: Kanë një koordinim. Përgjegjësia e tyre, e përbashkët

schedule18:48 - 8 Korrik, 2024

schedule 18:48 - 8 Korrik, 2024

Juristja Brizida Gjikondi komentoi edhe ndarjen e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës. Në “Special Report”, Gjikondi tha se Meta dhe Kryemadhi kanë një koordinim mes tyre dhe kjo vihet re në deklaratat që bëjnë. Sipas saj, përgjegjësia e tyre është e përbashkët pasi po hetohen për një periudhë para ndarjes.

Dumani është pyetur edhe për fyerjet e Metës ndaj tij dhe ka thënë që nuk më bëjnë përshtypje dhe do të vazhdoj punën. Për këtë çift ka thënë se janë në hetim, pavarësisht se kanë shfaqur para shqiptarëve divorcin, pasuritë dhe rrugëtimin e tyre deri më tani e kanë bërë bashkë dhe përgjegjësia është e përbashkët. Hetimi është çfarë kanë pasur më përpara dhe jo pas. Unë  mendoj që ajo është shumë e fortë. Dua të ndaj diçka që dyshoj për diçka, është dikush që i qendis orientimin e këtij çifti.

Kur ka dalë Kryemadhi para tre javësh nga SPAK, i ka ftuar gazetarët e kronikës për një kafe informale dhe kur e kanë pyetur për çështjen e pasurisë, ka mbajtur linjën e Metës. Po, jam marrë unë me pasurinë dhe jo Meta. Edhe Meta pavarësisht se përpiqet herë pas herë ta silurojë ish gruan e tij, shikoj që ka një koordinim të tyre pasi e dimë që ata më shumë i ka bashkuar pasuria sesa morali i një çifti bashkëshortor.“, tha ajo./abcnews.al