Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Spaho tregon në “Radari Informativ” hapat se si qeveria mund të ndërhyjë në uljen e çmimeve në treg

schedule20:08 - 9 Mars, 2022

schedule 20:08 - 9 Mars, 2022

Eksperti i ekonomisë, Mateo Spaho i ftuar në ‘Radari Informativ’, ka komentuar deklarata e fundit të kryeministri Edi Rama për rritjen e çmimeve, por dhe protestën e qytetarëve/

Spaho theksoi se protesta qytetare është normale, ndërsa shtoi se në ditët në vijim pjesëmarrja duhet të jetë edhe më e madhe.



Janë dy elemente të lidhura me njëra-tjetrën. Në Shqipëri kemi dy importues, i pari importon 90% të karburanteve kemi të bëjmë me monopol. Ekzistenca e një monopoli në rastin më të mirë është tolerancë, në rastin më të keq është korrupsion’, u shpreh Spaho.

Më tej eksperti theksoi se edhe në Shqipëri ashtu siç po veprohet në të gjitha vendet e tjera qeveria mund të ndërhyjë për uljen e çmimit të naftës dhe produkteve të tjera, duke hequr përkohësisht TVSH-në..

Qeveria shqiptare merr tatimin mbi TVSH 20%. Arka e shtetit merr më shumë para nga rritja e çmimeve, shteti është përfitues neto. Shteti nuk ka pse e rrit çmimin e energjisë elektrike, sidomos në këtë periudhë, është mburrje e kotë. Ne jemi në një situatë ku prodhojmë energji, ku kryeministri mburret pse nuk është rritur çmimi, në fakt çmimi është rritur në biznesin e madh, dhe pasqyrohet në produktet e tjera. Nëse shteti rrit të ardhur pikërisht pse rriten çmimet, mund të ulë përkohësisht trarifat. Këtë po e bëjnë vendet e tjera të Europës’, tha Spaho.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!