Spaho: Realiteti i familjes Dhespollari, shkërmoq propagandën dhe mashtrimet e qeverisë

schedule14:39 - 21 Shkurt, 2021

schedule 14:39 - 21 Shkurt, 2021

Drejtuesi i Qarkut të Korçës Edmond Spaho, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me familjen Dhespollari në Qafëzez të Kolonjës, banesa e së cilës është dëmtuar tërmeti i 26 nëntorit të 2019.

Spaho u shpreh se prej 2 vitesh shtëpia vazhdon të jetë e rrënuar dhe në këtë familje tha se bashkëshortët kanë mbetur të vetëm pas humbjes së djalit në moshë të re.

“Ata vazhdojnë të jetojnë në rrënojat që la tërmeti,edhe pse kjo mund t’ju kushtojë jetën. Të gjithë pushtetarët nga Rama tek ministrat që erdhën dhe ikën në Qafëzez në kohën e tërmetit premtuan që do rindërtohen të gjitha shtëpitë e dëmtuara, por realiteti i familjes Dhespollari, shkërmoq propagandën dhe mashtrimet e qeverisë në ikje.

Me Ramën Shqipëria mbeti në vend numëro! Në vend numëro ka mbetur edhe procesi i rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti! Të gjithë presin me padurim ndryshimin që do të vijë në 25 prill,” tha Spaho.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!