Spaho ankohet për radhën e diskutantëve: Na trajtoni si armiq. Rama: Ëmbëlsira në fund

schedule10:30 - 8 Shtator, 2022

schedule 10:30 - 8 Shtator, 2022

Deputeti demokrat Edmond Spaho në seancën e sotme në Kuvend ka kërkuar nga kryetarja që të mos i lërë për në fund të listës, por të bëjnë alternim të diskutantëve.

Lidhur me kërkesën e tij ka ndërhyrë kryeministri Edi Rama, i cili me ironi i tha se ëmbëlsira lihet për në fund.

Debati:

Edmond Spaho: Dua të sjell në vëmendje një problem që është bërë kronikë për radhën e diskutimeve. Na keni caktuar padrejtësisht që jemi të pavarur, unë në deklaratën time sipas rregullores nuk e quaj veten të pavarur, pse jemi në fund të listës, sikur të ishim armiq? Pse nuk i alternoni?

Edi Rama: Ëmbëlsira lihet për në fund.

Edmond Spaho: Ëmbëlsira më e madhe jeni ju! Duam t’ju dëgjojmë vazhdimisht. Ju keni marrë edukatën të Lana, jeni rritur me të gjithë idiotët e rrugaçët e Tiranës.

/abcnews.al