Spahiu: Porto Romano është e papërshtatshme për zhvendosjen e portit, është zonë me lëvizje sizmike

schedule22:14 - 25 Nëntor, 2022

schedule 22:14 - 25 Nëntor, 2022

Inxhinieri i porteve Tomorr Spahiu deklaroi në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, se zona e Porto Romanos ku do të zhvendoset porti aktual i Durrësit është i papërshtatshëm.

Ai tha se në këtë zonë janë bërë studime gjatë ndërtimit të Romano Portos dhe u arrit përfundimi se aty ka çarje tektonike, dhe është ende aktive.

Sipas tij vetë zona ka qenë ish-këneta dhe e parë nga këndvështrimi teknik ajo pjesë i ka të papërshtatshme formacionet gjeologjike.

Nga studimet që bëmë në atë kohë aty ka një çarje tektonike që është ende aktive, mund t’i referoheni hartës sizmiologjike. Aty ku pretendohet të zhvillohet porti i ri është ish-këneta e Durrësit ku formacionet gjeologjike nuk janë shumë të përshtatshme. Në gjykimin tim për ta spostuar këtë minimalisht duhen 20 vjet. Nëse e pranojmë këtë gjë të tillë, nëse fillojmë që sot në kalatën lindore të ndërtojmë godina i bie të humbasim industrinë minerale”, tha Tomorri.

/Abcnews.al/