Spahia: Qeveria nuk garantoi testimin e mjekëve, asnjë i prekur nuk doli nga grumbullimet

schedule23:16 - 17 Qershor, 2020

schedule 23:16 - 17 Qershor, 2020

Ish-ministri i Shëndetësisë Bardh Spahia ka deklaruar në emisionin Byro Politike se qeveria nuk ka garantuar kushtet e nevojshme për testimin e vazhdueshëm të personelit shëndetësor si një nga shtresat që ka rrisk të lartë për të rënë në kontakt me virusi.

“Udhëzimet e specialistëve për domosdoshmërinë testimit të sistemit shëndetësor duhet të ishte bërë një praktikë rutinë. Qeveria shqiptare duhet të garantojë fondet për testimet. Aktualiusht testimet janë shumë të ulëta në krahasim me fqinjët tanë në Balkan. Aspekti ekonomik i takon strukturave qeveritare.

Garantimi i financave për sigurimin e kiteve. Nuk bëhet fjalë për vështirësi. Do duhej të shtoheshin kapacitetet testuese edhe me pajisje. Kemi dhënë propozimin e strukturave që kanë mundësi ta ofrojnë këtë shërbim pas certefikimit të tyre”, tha Spahia.

Ai deklaroi se vatrat e shpërthimit të koronavirusit kanë qenë pikërisht ambientet e mbyllura dhe nuk ka pasur raste nga persona që kanë marrë pjesë në grumbullime.

“Disa lëvizje do duhet të kishin vëmendje më të shtuar. Vatrat u shfaqën njëherë në fasoneri dhe call center e tashmë edhe në institucionet shëndetësore. Hetimi nuk ka çuar tek persona që kanë qenë në grumbullime. Strukturat shëndetësore vuajnë nga mungesa e veshjeve të domsdoshme”, u shpreh Spahia./abcnews.al