Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ka përshëndetur gjestin e SHBA-ve për të dhuruar teste për Covid-19 për Shqipërinë.
Spahia thotë se qeveria ka dështuar në marrjen e masave me teste dhe aparatura si dhe mjete mbrojtëse për personelin shëndetësor.
Ai shprehet se në këto 6 muaj, qeveria nuk ka treguar asnjëherë sa kite testesh bleu dhe si është gjendja e aparaturave që ka në dispozicion, por prej vetëm dhurata ndërkohë që taksat e shqiptarëve i jep me PPP.
“Investimi kryesor ne kohe covid-i jane dhurimet e miqve nderkombetare!
Mbi 32 mije teste per Covid-19, dhurate e SHBA per Shqiperine mund te bejne diferencen ne rritjen e numrit te testimeve per ditet ne vazhdim!
Falenderim e mirenjohje per qeverine Amerikane dhe vendet e BE qe ndihmojne shqiptaret ne kete situate kritike!
Turp e faqe e zeze per qeverine e tenderave sekrete qe deshtoi ne menyre spektakolare ne marrjen e masave e furnizimin me teste e aparatura dhe mjete mbrojtese per spitalet e personelin shendetesor!
As edhe njehere te vetme ne 6 muaj, kjo qeveri makute nuk tregoi se sa kite testesh bleu (bashke me prejardhjen) e sa mori dhurate; si eshte gjendja e aparaturave, sa jane blere, sa dhuruar e sa do merren pasi situata sa vjen e behet me kritike!!
Per turp, vetem presin dhurata nga miqte nderkombetare ndersa taksat e shqiptareve i japin per koncesione e PPP, duke e lene sistemin shendetesor ne pike te hallit!!!”, shkruan Spahia./abcnews.al

