Spahia për gjendjen e rrugës së Lezhës: Makinat mezi ecin, s’ka borëpastruese e kripë

schedule19:52 - 13 Shkurt, 2021

schedule 19:52 - 13 Shkurt, 2021

Këtë të shtunë thuajse i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq me erëra të forta dhe reshje të dendura bore e shiu. Disa akse kombëtare të vendit bllokohen herë pas here. Nisur nga kjo situatë, ish-deputeti i PD Bardh Spahia, denoncon gjendjen në të cilën ndodhet rruga kombëtare në Lezhë.

Në një postim në Facbeook, Spahia shkruan se në këtë rrugë nuk ka asnjë borëpastruese dhe as një mjet që të hedhë kripë.

” Makinat mezi ecin në ketë rrugë për të cilën Edi Rama thotë se paguan 20 milionë euro për mirëmbajtjen e aksit të Veriut. Ka dështuar të sigurojë për rrugët edhe standardin e Kosovës, ku çdo segment është nën kontroll, pavarësisht sasisë së dëborës,” shkruan më tej Spahia.

Ai shkruan po ashtu, se qytetarëve u duhet qeveria që tregon se taksat nuk shkojnë dëm.

POSTIMI

?Pamjet nuk janë në malësinë e Pukës, Kjo është rruga kombëtare në Lezhë, e ngrirë nga ulja e paralajmëruar e temperaturave. Nuk ka asnjë borëpastruese, asnjë mjet që hedh kripë.
? Makinat mezi ecin në ketë rrugë për të cilën Edi Rama thotë se paguan 20 milionë euro për mirëmbajtjen e aksit të Veriut. Ka dështuar të sigurojë për rrugët edhe standardin e Kosovës, ku çdo segment është nën kontroll, pavarësisht sasisë së dëborës.
? Kur qytetarëve u duhet që qeveria të tregojë se taksat nuk shkojnë dëm, Edi Rama i lë në baltë qytetarët në qarkun e Shkodrës dhe në të gjithë Shqipërinë. Edi Rama nuk do t’ia dijë për qytetarët.
? Është koha të ndryshojmë!  sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!