SpaceX gati të lëshojë për në Mars raketën më të madhe kozmike

schedule18:39 - 29 Janar, 2018

schedule 18:39 - 29 Janar, 2018

SpaceX do të lëshojë javën e ardhshme “raketën kozmike më të fuqishme në botë”.
Këtë gjë e ka deklaruar themeluesi i kësaj kompanie, Elon Musk, i cili tha gjithashtu se raketa do të mbajë edhe makinën e tij elektrike në bord.
Megaraketa “Falcon Heavy” do të lëshohet për në orbitën e Tokës nga Qendra Hapësinore Kennedy në Gjirin Canaveral në Florida.
Anija do të jetë e pajisur me 27 motorë dhe tre bërthama të cilat do të rikthehen sërish në Tokë pasi të dërgojnë “Falcon Heavy” në orbitë. Kjo është edhe një nga çështjet teknike më sfiduese sipas SpaceX.
Sapo tre bërthamat, të cilat e ndihmojnë pjesën qëndrore të anijes të arrijë deri në orbitë e brenda së cilës gjendet makina e Musk, do të vazhdojë në një trajektore me destinacion orbitën e Marsit, që ndodhet 225 kilometra larg./abcnews.al