Southgate e konfirmon: Harry Kane do të jetë startues ndaj SHBA-së

schedule17:28 - 24 Nëntor, 2022

schedule 17:28 - 24 Nëntor, 2022

Në një intervistë për ITV, trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka konfirmuar se kapiteni Harry Kane do të jetë i gatshëm për të luajtur ndeshjen e nesërme kundër SHBA-së.

Kapiteni i “tre luanëve” mori një goditje në kyçin e këmbës së djathtë, gjatë pjesës së dytë në fitoren 6-2 që ishullorët morën përballë Iranit, ku sulmuesi i Spurs ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë, ku arriti të dhuronte dhe 2 asistime.

“Harry është mirë. Ai ka punuar pak më shumë individualisht sot, por ai do të kthehet me ekipin nesër dhe gjithçka mirë për lojën. Ne thjesht e kontrolluam atë vetëm për ta parë. Unë mendoj se ndonjëherë, kur po trajtoni gjërat, është e rëndësishme të dini saktësisht se çfarë është atje dhe kjo ishte gjithçka mirë.”,- u shpreh Southgate gjatë intervistës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!