Southampton dhe Atalanta e vëzhgonin, prapaskenat me talentin e Shqipërisë

schedule11:18 - 23 Maj, 2020

schedule 11:18 - 23 Maj, 2020

Armando Dobra nënshkroi disa ditë më parë për tre vite me Ipswich Town, ndërkohë që në kontratë ka edhe një klauzolë për zgjatjen e marrëveshjes edhe me një vit tjetër. Sulmuesi anësor i Shqipërisë U21 ka pasur disa oferta, mes tyre edhe një nga Brighton, që garon në Premier League.

LEXO EDHE: Armando Dobra magjik, shmang këdo që i del para dhe shënon (VIDEO)

Klubi anglez thuhet se ofronte për Dobrën rreth 500 mijë sterlina. Pas sulmuesit kanë qenë edhe disa klube të tjera, si Atalanta në Itali, Leed United dhe Southampton. Gjithsesi ai vendosi të pranojë ofertën e Ipswich, që pritet ta angazhojë më shumë në ekipin e parë.

Dobra shpreson që në të ardhmen të bashkohet me kombëtaren shqiptare dhe nëse luan rregullisht në Angli, atëherë kjo ëndërr mund t’i bëhet realitet së shpejti, ndërkohë që edhe transferimi në ndonjë klub më të mirë besohet se nuk do të vonojë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!