Chelsea e Thomas Tuchel ka arritur të sigurojë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Norwich të Milot Rashicës. Në sfidën e luajtur për javën e 28-të të Premier League, blutë e Londrës triumfuna me rezultatin 3-1.
Një fitore shumë e rëndësishme kjo për skuadrën e Tuchel, që pozicionohet në vendin e 3-të me 56 pikë, ndërsa “kanarinat” e Rashicës ngelën në kuotën e 17 pikëve në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit.
Fitore arriti edhe Newscastle përballë Southampton të Armando Brojës. Një sfidë e cila u mbyll me shifrat 1-2, ku Broja&Co nuk mundën të bënin asgjë përballë “laraskave” të sheikëve. Në këtë takim sulmuesi shqiptarë ishte titullarë, por në minutën e 73 shtoi ankthin te skuadra e “shenjtorëve” pasi u dëmtua në një dyluftim duke u detyruar të linte edhe fushën e lojës, ndërsa ndjente dhimbje në këmbën e majtë.
Edhe Wolves dhe Aston Villa bënë detyrat siç duhet në ndeshjet e kësaj jave në kampionatin anglez, teksa fituan respektivisht, Aston Villa ndaj Leeds 3-0, ndërsa Wolves kundër Watford 4-0. /f.a/abcnews.al