“Sot vetëm filloi, mbaron në dyert e drejtësisë”, Balluku me tone të ashpra në AKUK Vlorë: Keni ngritur grup të strukturuar!

schedule14:29 - 31 Maj, 2024

schedule 14:29 - 31 Maj, 2024

Me tone të ashpra ka folur zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë gjatë një takimi me punonjës të AKUK në Vlorë.

Balluku tha se me skemën e pensioneve, e bërë tashmë virale dhe shqetësuese, punonjës të AKU Vlorë, kanë ngritur një grup të strukturuar

“Unë punët i nis dhe bitis, nuk vi, flas, iki e harroj. S’ju ka kërcënuar kush të ikni nga puna atë e dini vetë. Kush ka shkelur ligjin, kush është bërë pjesë e këtij grupi të strukturuar, kush po fut duart në xhepat e pensionistëve të Vlorës. Pensionistët e UKV që dolën në pension por menduan se ka ardhur koha të vjedhin ca lekë nga UKV. Është një llogari që e keni bërë gabim, se mirë apo keq qeveria nuk fle, nëse e mendoni këtë. Dhe nëse rrimë 24 orë në punë për të ndërtuar këtë vend, sidomos këtë qark që është kthyer në model të investimeve tona, por që gjithmonë ajo kova që mbushet duhet t’i fusni shkelmin.” -u shpreh Balluku, ndërsa tha se kjo cështje sot vetëm filloi, por mbaron në dyert e drejtësisë.

“Më vjen edhe mua zor të vi të bëj këtë bisedë, ndërsa duhet të flisnim për arritjet, sezonin, punën në kantierët e hapura. Nuk ndihem mirë me një bisedë të tillë. Uroj të gjithë ju që jeni të përfshirë të kuptoni ku keni hyrë, dhe ju  të tjerët që s keni lidhje të distancoheni nga kjo skemë shqetësuese dhe të kontribuoni për Vlorën, për Shqipërinë dhe ta shihni veten si pjesë të një skuadre që punon për njerëzit, për arritjet dhe nuk punon për grupe të strukturuara. Sot vetëm filloi mbaroi në dyert e drejtësisë.”- përfundoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!