Sot takim për fatet e futbollit, zbardhet plani i 10 klubeve të Superiores

schedule08:45 - 12 Shtator, 2020

schedule 08:45 - 12 Shtator, 2020

Qeveria ka shtrirë dorën e bashkëpunimit, teksa kryeministri Edi Rama ka ngarkuar Fidel Yllin të ulet e të flasë me drejtuesit e klubeve të Kategorisë Superiore për të zgjidhur ngërçin që ka çuar në shtyrjen e kampionatit të Kategorisë Superiore.

Liga Profesioniste e Futbollit ka katër kërkesa, që janë bërë publike. Madje i është dërguar një shkresë edhe vetë kryeministrit Rama, prej një muaji. Deri para dy ditësh nuk pati asnjë reagim, ndërkohë që tani diçka po lëviz.

 

Liga sot ka programuar edhe një takim, në orën 11:00, në ambientet e “Air Albania Stadium”. Temat e diskutimit do të jenë tre: fillimisht bashkërisht klubet do të hartojnë një qëndrim tyrin në negociatat me qeverinë, do zgjedhin grupin negociator si dhe do të mendojnë se çfarë do të bëjnë nëse situata përshkallëzohet me protesta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!