Ditën e sotme është afati përfundimtar për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet në bashkinë e Kukësit.
Edhe pse jemi pak orë nga mbyllja e afatit, Partia Demokratike e Lulzim Bashës ende nuk ka asnjë emër.
Gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja raporton se gjatë ditës së sotme është komunikuar me kryetarin e degës së PD në Kukës, Arif Rexhmataj, në lidhje me mundësinë e pasjes apo jo të një kandidati për Kukësin.
Ai është shprehur se janë duke shqyrtuar të gjithë mundësitë e mundshme, ndërsa vendimi do të merret pasditen e sotme, pas një mbledhje kryesie atje.
Rexhmataj po ashtu është shprehur se vendimi do të jetë në të mirë të demokratëve dhe jo të interesave personalë, duke lënë të kuptohet që PD-ja e Bashës nuk do të ketë një kandidat.r.t/abcnews.al