Ish-presidenti amerikan, Dwight Eisenhower më 29 korrik të vitit 1958 ka nënshkruar ligjin për krijimin e Agjencisë Amerikane të Hapësirës, NASA. Kjo agjenci e re civile ka zëvendësuar Komisionin Këshillimor Kombëtar të Aeronautikës, që ishte krijuar 47 vjet më parë.
NASA do të merrej me programet amerikane të hapësirës, një pjesë e madhe e të cilave drejtoheshin nga Departamenti i Mbrojtjes.
Shumë shpejt NASA kishte filluar planifikimin e një projekti për dërgimin e një misioni vajtje-ardhje me njerëz në hënë.
Presidenti Eisenhower e ka nënshkruar ligjin për krijimin e NASA-s tetë muaj pasi bota ka mësuar se Bashkimi Sovjetik kishte lëshuar satelitin “Sputnik Një”.