Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sot, Pashkët/ Rama uron besimtarët katolikë: Gëzuar Ditën e Re

schedule07:47 - 5 Prill, 2026

schedule 07:47 - 5 Prill, 2026

Politika ka përcjellë urimet për besimtarët e krishterë që kremtojnë sot Pashkët. Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale një video të realizuar me inteligjencë artificiale.

“Gëzuar Ditën e Re”, shprehet Rama në mesazhin e tij.

Pashkët festohen të dielën, pas një periudhe 40-ditore të njohur si Kreshmë, e cila përfaqëson kohën e agjërimit, gjatë së cilës besimtarët shmangin konsumimin e produkteve shtazore. Një simbol i veçantë i kësaj feste është veza e kuqe, që përfaqëson jetën e fshehur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe lidhet me sakrificën e Krishtit dhe përçon mesazhe fitoreje, gëzimi dhe jete.



Tradita e vezëve e ka origjinën në zakone pagane dhe vazhdon të ruhet edhe sot, si simbol i rilindjes së natyrës në pranverë. Me rastin e Pashkëve, besimtarët shkëmbejnë dhe përplasin vezët e lyera si pjesë e festimeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!