Sot mijëra në shesh, protesta e qytetarëve nuk ndalet, vazhdon edhe nesër

schedule13:10 - 12 Mars, 2022

schedule 13:10 - 12 Mars, 2022

Protesta e qytetarëve shqiptarë do të vijojë edhe nesër. Aktivisti Mirgen Qiraxhi njoftoi gjatë protestës së sotme se do të vijojnë edhe nesër, në po të njëjtën orë. Ai tha se marshimi do të nisë në orën 11:00 në sheshin “Skënderbej” për të vazhduar drejt Kryeministrisë.

“Protesta vazhdon nesër sërish me marshimi në orën 11:00 për të kulmar këtu. Do të vazhdojmë apo jo?”, tha ai.

Protesta e sotme nisi në orën 11:00 dhe vijon ende. “Boll na vodhët”, është banderola që shoqëron këtë protestë, ndërsa pjesëmarrja është tepër e madhe. Me mijëra qytetarë mbushën bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të kundërshtuar rritjen e çmimeve.

Kjo është dita e katërt që qytetarët janë ngritur, ndërsa protesta paralele janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të vendit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!