Me 7836 dozat që janë bërë sot, në total në Shqipëri që nga momenti që filloi injektimi janë vaksinuar 192882 qytetarë.
“Nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer 192882 vaksinime” shkruan ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Fillimisht vaksinimi nisi me mjekët dhe infermierët, më pas kaloi te personalitetet, të moshuarit, gazetarët dhe efektivët e policisë së shtetit./ Abcnews.al