Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sot mbahet nata e parë e “Festivalit të Këngës”, zbulohen ndryshimet për shkak të Covid-19

schedule17:25 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 17:25 - 21 Dhjetor, 2020

Mbrëmjen e sotme nis edicioni i 59-të i Festivalit të Këngës, ku njëzet e pesë këngëtarë do të konkurojnë për ëndrrën drejt Roterdamit në edicionin e ardhshëm të Festivalit Europian.

Ndryshe nga çdo vit tjetër, këtë herë skena është vendosur në një mjedis të hapur, për t’ju përshtatur rregullave të Covid-19, ku për herë të parë në histori, orkestra emblematike e RTSH nuk do të jetë në skenë.

LEXO EDHE: “Për herë të parë në histori, orkestra emblematike e RTSH nuk do të jetë në skenë”

Ndërsa nata e dytë, nesër mbrëma do t’i prezantojë këngët në një formë tjetër, akustike, për të mbërritur në finalen e mbrëmjes së 23 dhjetorit. Moderatorët e këtij viti janë Jonida Vokshi dhe Blendi Salaj.

Kurse juria është  që ka përzgjedhur këngët që do të konkurrojnë këtë vit është e përbërë nga Alma Bektashi, Jonida Maliqi, Agim Doçi, Klodian Qafoku dhe Eugent  Bushpepa.

Lista e plotë e pjesëmarrësve:

Peng- Devis Xherahu

Valixhja e kujtimeve- Orgesa Zaimi

Kush je ti dashuri- Festina Mejzini

E morën botën- Franc Koruni

Pendesë- Inis Neziri

Kam me t’ba me kajt- Sardi Strugaj

Më jep jetë- Gjergj Kaçinari

Nëse vdes- Durim Morina (Mirudi)

Tjerr- Evi Reçi

Vashëzo- Rosela Gjylbegu

Vallja e jetës- Klevis Bega (Kastro Ziso)

Do t’ja dal- Klinti Çollaku

Karma- Anxhela Peristeri

Si ajo- Wendi Mancaku

Ty- Fatos Shabani

Vajzë- Florent Abrashi

Njësoj- Enxhi Nasufi

Ajo vajza- Kamela Islamaj

Zjarri im- Era Rusi

Jo- Erikson Lloshi

Më mbron- Xhesika Polo

Ora e jetës- Manjola Nallbani

E lirë- Giliola Haveriku

Nënë- Viktor Tahiraj

Vendi im- Agim Poshka

Meteor- Stefan Marena

l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!