Sot këshilltare në qeverinë e Berlinit, kush është shqiptarja që fitoi bursë të plotë: Punoja kamariere në Gjermani

schedule09:21 - 31 Janar, 2023

schedule 09:21 - 31 Janar, 2023

Dora Gjura është shqiptarja me një histori suksesi shumë frymëzuese. Ajo aktualisht është këshilltare personal në qeverinë e Berlinit, mirëpo që të arrinte deri këtu ka kaluar shumë sfida.

Në një një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Dora ka treguar se fillimisht kur iku në Gjermani mësoi gjuhën, mbrojti gjimnazin, më pas nisi studimet ku fitoi bursë të plotë nga shteti gjerman.

Ajo ka theksuar se pavarësisht se ishte shumë e mirë me mësime, gjatë kohës që ka qenë studente dhe ka punuar punë të ndryshme si psh kamariere.

Unë kam mbaruar gjimnazin dhe më pas ishte ajo pyetja të rrija në Shqipëri apo të vazhdoja studimet jashtë. Edhe mu dha mundësia dhe kam vajtur direkt pas gjimnazit në Berlin, ku kam kursin e gjuhën, kolegiumet dhe më pas studimet në Gjermani.

Unë kur kam ardhur në Berlin, kam filluar nga zero, dmth nga A1 dhe ishte thjesht një rutinë për të gjithë studentët që vinin nga Shqipëria dhe donin të vazhdonin studimet. Do vinin këtu, do bënin kursin e gjuhës, nqf se merrnin provimet, do bënin gjimnazin një vit këtu që të njihet gjimnazi i Shqipërisë dhe ke të drejtë të aplikosh për universitet. Si unë dhe shumë të tjerë me mua, kemi ardhur të shohim nëse do ja dalim.

Unë kam fituar bursë dhe në bachelor kam studiuar politikitë dhe administratë publikë dhe isha viti i pari kur dolën notat e testimit dhe ne nuk e njihnim njëri-tjetrit dhe testi ishte me kod, me numra dhe del që vetëm një person kishte marr notën absolute dhe të gjithë po pyesnin kush është dhe unë them jam unë. Ishte një ndjesi shumë e mirë se t’i kupton që jo patjetër duhet të dish mirë gjuhën. Aty ajo profesoresha më mori dhe më pyeti se nga vija, për prindërit dhe më tha që ti patjetër duhet të aplikosh për bursë. Kështu ajo më bëri një letër motivuese ku aplikova.

Unë kam bërë punë të ndryshme në fakt si kamariere, kam ndihmuar një të njohurën time teksa bënte krepat. Vendimi ka qene kështu, unë e dëgjoja nga studentët e tjerë që ti gjithë ditën duhet vetëm të mësosh. Sikur unë rrija vetëm mbi libra. Kështu e kisha si një lloj sfide që të punoja”, u shpreh ndër të tjera Dora. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!