Nevina Shtylla është një ndër personazhet më të dashur të ekranit shqiptar. Sot është një ditë e veçantë për moderatoren pasi feston 27 vjetorin e lindjes. Bukuroshja ka organizuar një festë në jug të vendit, duke mbledhur personat e saj më të dashur.
Moderatorja është treguar shumë e rezervuar për jetën personale. Pak kohë më parë, mediat zbuluan se ishte në një lidhje prej disa vitesh. Gjatë një bisede me ndjekësit në Instagram, ku njëri prej tyre e pyeti nëse ishte single apo jo, Nevina konfirmoi përmes një fotoje se ishte më e lumtur se kurrë krah partnerit Arbër Myftari. /abcnews.al