Sot i vunë prangat, Fatos Tushes i hodhën granatë në zyrë në dhjetor 2019

schedule11:31 - 6 Korrik, 2021

schedule 11:31 - 6 Korrik, 2021

SPAK arrestoi sot kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe si edhe 11 punonjës të tjerë të institucioneve të varësisë me akuzën e korrupsionit.

Operacioni erdhi pas zbulimit të aferës korruptive me ndërtimin e një kanali vaditës, projekt me vlerë 24 milion lekë. Sipas SPAK, Tushe në bashkëpunim me të tjerët ka abuzuar me këtë tender duke përfituar shuma të mëdha financiare.

Të tjerë të arrestuar janë Falmur Peqoni, ish-kreu i Inspektoratit të Ndërtimit në Lushnje; Gazment Çela, zv. drejtori i Ndërmarrjes së Pasurive Publike; Xhemal Hasko, përgjegjësi i ujit në bashkinë Lushnje, etj.

Lexo edhe: FNSH dhe RENEA zbarkojnë në Bashkinë e Lushnjes, arrestohet kryebashkiaku Fatos Tushe

Tushe është në mandatin e tretë të drejtimit të Bashkisë së Lushnjes dhe nuk vjen për herë të parë në vëmendjen e publikut. Në 31 dhjetor 2019 atij ui bë një atentat duke i hedhur granatë në zyrë. Nga shpërthimi i saj mbetën të plagosur Tushe dhe sekretarja e tij, Erisa Qalliu.

Policia arrestoi më pas ish-shoferin e Tushes, Gëzim Saraçi, i cili deklaroi se ndërmori veprimin pas konflikteve që kishin patur.

Granata ofensive shpërtheu poshtë një tavoline, e cila ndodhej në paradhomën e kryetarit të bashkisë Tushe.

Sipas ekspertëve anti-eskploziv, kjo ka qenë arsyeja e humbjes së fuqisë së granatës luftarake. Më rëndë nga ngjarja mbeti e plagosur sekretarja e bashkisë, ndërsa shefi i saj, i cili ishte edhe objektiv i atentatit shpëtoi paq./abcnews.al