Sot i bëjnë vettingun, prokurori Arjan Ndoja flet për herë të parë për “dosjet në makinën” e atentatit: Ishin për dikë tjetër

schedule11:14 - 29 Prill, 2022

schedule 11:14 - 29 Prill, 2022

Ka nisur procesi i Vetting-ut për Prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja. Ndoja u bë i njohur për opinionin publik pas atentatit ku ai mbeti i plagosur, ndërsa humbi jetën shoferi i tij.

DISK ka konstatuar përshtatshmëri të figurës për prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja. Ndër të tjera sipas DISK, Arjan Ndoja dyshohet se ka favorizuar persona me precedent penal gjatë detyrës së tij.

Në 2009 dhe 2010 ka rezultuar se ka pasur kontakte me persona të përfshirë në korrupsion, duke caktuar një trupë gjykuese për një konflikt pronash.

Kujtojmë se Ndoja u përshi në një atentat në mbikalimin e Shkozetit në Durrës, ku mbeti i plagosur ai vetë, shoferi Andi Maloku si dhe një person tjetër i identifikuar si Aleksandër Laho- emri i vërtetë i të cilit është Landi Muharremi i dyshuar për përfshirje në krimin e organizuar. Ndërkohë vetë Ndoja lidhur me këtë atentat shprehet se ka ardhur si pasojë e ndërhyrjes së qeverisë.

Në lidhje me dosjet hetimore që thuhet se u gjetën në makinën që iu bë atentat, ai tha se kjo është një akuzë e rëndë duke theksuar se më herët në prokurorinë e Durrësit janë vjedhur dosje dhe kompjuterë.

Para se të vdiste, Andi Maloku tha se dosjet ishin për personin s.d dhe do t’ia çonte atij“, tha Ndoja.

Prokurori Arjan Ndoja u targetua në fillim të tetorit të 2019 nga kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe se po i shërbente krimit të organizuar me urdhër-arrestin e lëshuar ndaj drejtorit të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula. Ndërkohë më herët, Ndoja është hetuar për pastrim parash dhe fshehje pasurie, por akuzat ndaj tij u rrëzuan nga Prokuroria. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!