Sot feston 5-vjetorin, familja publikon foto të princeshës Charlotte duke bërë bamirësi

schedule13:30 - 2 Maj, 2020

schedule 13:30 - 2 Maj, 2020

Familja mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar  ka publikuar foto të reja të Princeshës Charlotte, vajzës së  Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit , duke shpërndarë ushqim për të prekurit në 5-vjetorin e saj të lindjes, shkruan CNN.

 

Fotot e publikuara nga nëna e saj Dukesha e Kembrixhit, tregojnë Charlotte duke shpërndarë pako ushqimi për të moshuarit gjatë pandemisë.

Sipas  Kensington Royal , fotografitë janë  realizuar në prill gjatë kohës kur familja ka shpërndarë ushqim për pensionistët e izoluar, dhe u publikuan të premten, një ditë para 5 vjetorit të saj.

Me siguri kjo do të ketë qenë një surprizë e bukur për familjarë të ndryshëm./abcnews.al