Sot, fati i Berishës/ Seanca në GJKKO në orën 14:00, ish kryeministri akuzohet për korrupsion

schedule10:29 - 24 Tetor, 2023

schedule 10:29 - 24 Tetor, 2023

Këtë të martë në orën 14:00, do të zhvillohet në ambientet e GJKKO, seanca për ish kryeministrin Sali Berisha, ku do të verifikohet masa e sigurisë e dhënë ndaj tij, pasi akuzohet për korrupsion pasiv dhe larje parash, në lidhje me privatizimin e ish kompleksit “Partizani”.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se sipas kodit të procedurës, Berisha duhet të jetë prezent në seancë.

“Seanca ditën e sotme është caktuar të zhvillohet në orën 14:00, ku gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ditën e djeshme verifikoi edhe masat e sigurisë për Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashi, do të verifikojë edhe masën e sigurisë të dhënë në mungesë për ish kryeministrin Sali Berisha, për akuzën e korrupsionit pasiv, në lidhje me masën e  hënë ndaj tij, detyrimin për t’u paraqitur në prokurori dhe sekuestrimin e pasaportës. Referuar kodit të procedurës, në ditën që zhvillohet masa e sigurisë, duhet të jetë prezent personi ndaj të cilit zhvillohet hetimet. Sali Berisha sot duhet të jetë prezent në gjykartë.

Nëse Berisha nuk do të jetë sot prezent, do të shohim se cilat do të jenë vendimmarjet e gjykatës, sa i takon mënyrës sesi do të përballet Berisha me prokurorinë dhe gjykatat. Berisha është shprehur se nuk e ka marrë njoftimin në formën e ligjore dhe në të njëjtën kohë, SPAK ka kryer shkelje bashkë me gjykatën, pasi sipas tij, këto dy institucione nuk i janë drejtuar Kuvendit që të vendoste lejimin për të vazhduar masën e sigurisë për Berishën”, raportoi gazetari Vija.

Më herët gjatë kësaj të marte, policia ka zbarkuar në kompleksin e pallatave të ndërtuara nga Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës, në truallin kur dikur ishte kompleksi “Partizani”.

Në kompleks kanë shkuar Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe Krimit Ekonomik, për të bërë ekzekutimin e vendimit të dhënë nmga Gjykata e Posaçme për sekuestro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!