Sot drejton orkestra në gjithë botën/ Rrëfehet dirigjenti shkodran: Kur isha fëmijë shikoja koncertet klasike në RTSH

schedule10:04 - 8 Maj, 2024

schedule 10:04 - 8 Maj, 2024

Desar Sulejmani është pianisti dhe dirigjenti shkodran që po jeton prej 26 vitesh në Gjermani dhe ka drejtuar orkestra në të gjithë botën.

I ftuar në “Pas Mesnate”, ai ka treguar se talentin për muzikë ia zbuloi edukatorja dhe në moshën 6-vjeçare nisi pianon.

Desari rrëfeu dhe një prej momenteve të bukura nga fëmijëria, kur familjarisht shikonin koncertet me muzikë klasike dhe filluan t’i tërhiqnin tingujt homogjen.

“Përveç familjes, mamasë sime, sidomos edukatorja ka qenë ajo që i ka nxitur prindërit e mi, që unë të merrem me muzikë.

Më tregojnë që unë kam qene jashtëzakonisht i vëmendshëm kur transmetohej muzikë në radio se unë kam qene 3-4 vjeç dhe nuk i mbaj mend. Ndërkohë, që fëmijët e tjerë luanin, unë rrija te radio dhe e dëgjoja, isha komplet në botën time. Edhe në shtëpi, mbaj mend mbrëmjes së mërkurës, e vetmja natë kur unë mund ta tejkaloja orën e vonë për të fjetur, bashkë me mamin, motrën dhe babain tim, dëgjonim muzikë klasike. Kanë qenë koncerte që transmetoheshin në orën 22:00 në RTSH atëherë dhe unë kisha atë dritaren e parë me botën e muzikën. Më bënte përshtypje ai tingulli homogjen që këto orkestra shpërndanin”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!