Dita e sotme konsiderohet si më e rrezikshmja për përhapjen e zjarreve në rajon. Mediat greke bëjnë me dije se nga ora 12 e mesditës e deri në 19:00 erërat e ngrohta perëndimore do të përfshijnë vendin duke e kthyer situatën në kaos nëse zjarret nuk vihen nën kontroll.
Sipas një parashikimi të meteorologut Sakis Arnaoutoglou erërat e forta do të kenë luhatje në intervale të ndryshme kohore.
“Më konkretisht nga ora 12:00 e mesditës të së premtes deri në 7 pasdite kryesisht në komunat e Loutraki, Agios Theodoros, Megara, Mandra, Eidyllia, Tanagra, Acharnon dhe Oropos
(si dhe zona gjysmë-malore e Atikës) do të kalojë një erë mjaft e fortë dhe e ngrohtë, e cila përkohësisht mund të arrijë në 6 deri në 7 dhe në perëndim përkohësisht 8 Beffort! ”. /Abcnews.al