Sot dëshmon në Komision për Inceneratorët, Rama: Mezi po pres, impiantet shëruan gangrenat e plehrave

schedule08:15 - 23 Shkurt, 2022

schedule 08:15 - 23 Shkurt, 2022

Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në orën 12:00 i pranishëm në Komisionin Hetimor për Inceneratorët për të dëshmuar mbi aferën e inceneratorëve. Në një postim në faqen e tij në Facebook, kryeministri shkruan se mezi po pret të dëshmojë, ndërsa ka ilustruar me foto ndryshimet sipas tij që sollën projektet e inceneratorëve.

“MIRËMËNGJES ?

dhe me gangrenat e fushëkodërplehrave të Elbasanit, Fierit, Durrësit e Tiranës, të cilat i shëruam përfundimisht, përmes impianteve moderne të përpunimit të mbetjeve, ju uroj një ditë të mbarë?
*SOT NË 12:00 DO TË DËSHMOJ PARA KOMISIONIT HETIMOR PARLAMENTAR – LIVE FB

Mezi po pres?“, shkruan Rama. 

Komisioni hetimor parlamentar për incineratorët dëgjoi ditën e djeshme dëshmitë e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, Erjon Veliaj por dhe të sekretarit të përgjithshëm të këshillit të ministrave, Engjëll Agaçi

Hetimet janë një përpjekje për të hedhur dritë mbi dyshimet, se zyrtarë të lartë kanë abuzuar fondet publike në miliona euro me 3 incineratorët mbetjeve urbane në Elbasan, Tiranë dhe Fier.

Komisioni po heton për dyshimet për korrupsion me miliona euro dhe shkelje ligjore me lejet dhe financimet e ndërtimit të tre incineratorët e mbetjeve në Elbasan Fier dhe Tiranë, procedura që kanë nisur 6 vjet më parë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!