Nga sot Greqia do të ketë qeverinë e saj të re të drejtuar nga kreu i konservatorëve Qirjakos Micotaqis. Në kabinet bie në sy prania e shumë emrave që vijnë nga bota akademike dhe biznesi.
Kabineti i ri qeveritar në Greqi pritet të bëjë sot betimin para nisjes së detyrës së re. Ekzekutivi i drejtuar nga konservatori Qirjakos Micotaqis, përbërja e të cilit u shpall dje pasdite, ka mjaft emra që nuk janë përmendur më parë në politikë, por vijnë nga bota akademike.
Kabineti përbëhet nga 17 ministri dhe ka 51 anëtarë, ministra, zëvendës ministra dhe sekretarë shteti. 21 pjesëtarë të qeverisë lanë postet akademike apo në sektorin privat për t’iu bashkuar qeverisë së drejtuar nga kryeministri Micotaqis. Në postin e ministrit të Financave është emëruar Kristos Staikuras, ndërsa ministër i Jashtëm Nikos Dendias. Në krye të Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit, të cilës i është bashkuar edhe Ministria e Emigracionit, do të jetë Mihalis Krisohoidhis, i cili ka shërbyer në gjithë qeveritë e PASOK-ut pas vitit 2000. Ndërkohë, ministër i Mbrojtjes do të jetë Nikos Panajotopulos. Pas betimit qe pritet te behet sot mbledhja e parë e kabinetit të ri do të zhvillohet të mërkurën. Qeveria e re greke do të funksionojë sipas modelit të kancelarisë gjermane. /ABC News Albania 24/7