“Sot bëra 13 mijë euro”, arrestohen 4 shqiptarë në Itali: Vodhën 48 shtëpi në dy muaj

schedule21:43 - 25 Tetor, 2021

schedule 21:43 - 25 Tetor, 2021

Katër shqiptarë janë vënë në pranga mbrëmjen e së premtes në Itali me akuzën se kanë kryer 48 vjedhje banesash në më pak se dy muaj, mes shtatorit dhe tetorit. Sipas raportimeve, Për ta është vendosur masa e sigurisë arrest me burg ndërsa dyshohet se kanë kryer vjedhje në zonën e Venedikut, në provincën e Trevisos dhe Padovës e deri në Pordenone.

Grupi, sipas akuzës i bënin bastisjet gjatë natës, duke zgjedhur shtëpi të izoluara dhe mundësisht apartamente bosh. Ata lëviznin me një makinë të marrë me qira. Një shofer dhe tre hajdutë, kjo sipas hetuesve ishte ndarja e roleve brenda grupit.

Hetuesit që për javë të tëra kishin vëzhguar bandën me kamerat e drejtuara në bazën e tyre, u kishin vendosur edhe GPS në automjet pasi ndërhyrën të premten mbrëma pasi druheshin se mund të arratiseshin.

Në përgjimet dëgjohen hajdutët duke biseduar me njëri-tjetrin dhe duke u mburrur për “të ardhurat” e tyre: shoferi thotë se ka fituar deri në 5000 euro në muaj, ndërsa shoqëruesit thonë se kanë bërë 13,000 euro duke “hequr dorezat”. /abcnews.al/