Ditën e hënë në Greqi do të rihapen bizneset e vogla. “Ne do të hapim shitjen me pakicë në të gjithë vendin, përveç zonave të kuqe. Shitja me pakicë është e nevojshme për të operuar” tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.
Ai vuri në dukje se vendimi u mor nga ekspertët dhe bëri thirrje për mbështetje për të siguruar hapjen dhe funksionimin e shitjes me pakicë me rregullat e përcaktuara.
Parukeritë dhe berberët janë mes bizneseve që do të rihapen, ndërsa palestrat do të vijojnë që të jenë mbyllur.
Në 24 orët e fundit në Greqi u zbuluan 610 raste të reja me koronavirus dhe u shënuan 34 viktima./ db/Abcnews.al