Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Sot 18 vite më parë mora rrugën për në Amerikë”, Emina bëhet nostalgjike në ditën e lindjes

schedule14:25 - 12 Shtator, 2020

schedule 14:25 - 12 Shtator, 2020

Sot për modelen e njohur Emina Cunmulaj është një ditë e veçantë. Ajo feston 36 vjetorin e lindjes dhe këtë e ka njoftuar përmes një foto të publikuar në Instagram.

Ajo shfaqet në kopshtin e shtëpisë në Shqipëri dhe tregon se pikërisht në këtë ditë mori rrugën për në Amerikë, për një jetë më të mirë.

Tashmë ajo përveç karrierës si modele, është e martuar me biznesmenin iranian Sam Nazarian dhe ka dy vajza.

“Të mendoja se 18 vjet më parë, pikërisht në këtë ditë isha ulur në të njëjtin vend duke u përgatitur të dilja nga shtëpia në kërkim të një jete më të mirë dhe duke ndjekur një ëndërr që me shumë punë të vështirë dhe pak fat u kthye në një udhëtim dhe transportues kaq të pabesueshëm. Të takoj shokun tim të shpirtit dhe të sjell dy vajza të bukura në këtë botë”, ka shkruar Cunmulaj krahas fotos. l.k/abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CFCME6bHCrA/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!