“Sormanit i mbaroi interneti, topin s’na e sollën italianët”, debat i flaktë në “Pressing”

schedule09:19 - 23 Qershor, 2020

schedule 09:19 - 23 Qershor, 2020

Adolfo Sormani dhe puna e tij te Partizani janë komentuar gjatë në emisionin “Pressing” në ABC News. Nisur nga një deklaratë e italianit në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, ku shprehej se afrimet e verës nuk kishin dhënë sa duhet, madje shkoi deri aty sa mori si shembull Solomon dhe mesataren e tij të golave para se të transferohej te Partizani. Sigurisht drejtuesit nuk do e kenë pritur mirë diçka të tillë, pasi u faturon dështimin në merkato. Nevil Dede, Sulejman Starova, Ermal Tahiri, Agim Canaj dhe Anton Cicani kanë diskutuar gjatë, madje herë-herë ka patur edhe ngritje zëri.

NEVIL DEDE: Dy muaj e para nuk ka pasur internet për të parë statistikat e lojtarëve. Kur merr një skuadër e sheh organikën e lojtarëve. Nuk kujtohesh pas gjashtë muajsh.

ERMAL TAHIRI: E ka bërë praktike, për të parë sa mund të shënojë në çdo 7 ndeshje.

SULEJMAN STAROVA: Sormani për sa kohë ka kontratën, skuadra ecën përpara. Këto gjashtë pikët i bëjnë punë, janë tre pikë pas Teutës. Nuk ka rëndësi me kë i kanë marrë. Puna e tij shikohet në fund të kampionatit. Duroni edhe 6 ndeshje dhe t’i bëjmë llogaritë. Po i futi në Europë League, atëherë është ‘OK’. Pastaj të themi kush i ka përgjegjësitë.

NEVIL DEDE: Starova, ju qe keni qenë gjithë jetën te Partizani, a nuk i fiton dot dy ndeshje me fanellë dhe emër. Topin nuk e kanë sjellë ata. E kemi pasur edhe ne këtu. Kemi luajtur edhe ne futboll.

SULEJMAN STAROVA: Partizani e Sormani janë dy gjëra të ndryshme. Unë them duroni edhe gjashtë javë. Po e futi në Europë e ka kryer misionin. Ore mos më bëj gjyqin e Sormanit mua. Unë them duro edhe 6 javë.

NEVIL DEDE: Unë jam këtu dhe analizoj punën e atij. Me sa pikë e ka marrë dhe ku e ka çuar deri tani. Në fund do të them tjetër gjë. Nuk kam asgjë personale. Nuk bëhesh dot i mirë me të gjithë. Vetëm Zoti është i mirë me të gjithë.

SULEJMAN STAROVA: Një trajner me një fazë e vlerëson? Je trajner i ri Nevil, duhet vlerësuar për një vit. Shikohet kur e merr ekipin nga fillimi, bën fazën. Aty shihet trajneri. Nëse hyn në Europë, merr lojtarët të mirë dhe ndoshta del kampion vitin.

 

NEVIL DEDE: Nëse e merr ekipin në mes të sezonit, ka dy lloje trajnerë. Një që do të marrë punën e të paguhet, ose ka një trajner karriere dhe me personalitet, që thotë unë nuk e marr këtë ekip dot në këtë situatë. Nuk mund të kalojnë 6 javë, nga 4 pikë ose 6 diferenca shkon në 20. Nuk e gjykoj a është trajner i mirë apo i keq. Shoh shifrat. Nuk e gjykoj profesionalisht.

SULEJMAN STAROVA: Nevili thotë që ky nuk është trajner sepse nuk ka marrë pikët. I ka ndodh edhe një trajneri si Mourinho të mos marrë pikët e duhura.

AGIM CANAJ: Te prononcimi i Sormani, ai thotë se nëse unë shkoj në Europë jam i zoti, kurse nëse nuk ndodh, janë drejtuesit e paaftë. Ne kemi drejtuar me mijëra skuadra. Ke fituar katër ndeshje, dy herë ke mundur Flamurtarin e dy herë Luftëtarin, pas dy krizave. Je trajneri i ekipit kampion. Ne jemi hequr në vend të parë. Kjo tregon se ata paskan shumë durim, drejtuesit.

 

NEVID DEDE: Pas ndeshjes ka thënë se po fus lojtarët që klubi ka thënë. E ka thënë këtë. E kam dëgjuar unë në Supersport, e pyeta. Ai po merr komanda nga drejtuesit, nga presidenti apo Olsi Rama. Nuk e kam përkthyer gabim. Po fus ata që klubi mendon për të ardhmen, kështu tha.

ANTON CICANI: E ndoqa intervistën e Sormanit në RTSH dhe kuptova diçka: Ose largohet Sormani, ose ka revolucion., Ndryshe nuk kuptohet deklarata e tij që Solomon shënon gol një herë në shtatë ndeshje. Ai ka firmosur për 2 vite e gjysmë. Ose ikën ai, ose ata që kanë dështuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!