Soreca rri larg debatit për Kushtetuesen: Nuk japim ne zgjidhje

schedule16:34 - 18 Nëntor, 2019

schedule 16:34 - 18 Nëntor, 2019

Bashkimi Evropian në Shqipëri, nuk rreshtohet përkrah kryeministrit, në debatin mbi anëtaret e reja të gjykatës Kushtetuese, duke thënë se BE ofron ekspertizë, por nuk interpreton kushtetutën tonë. Soreca ju bëri thirrje palëve të ulen në dialog për institucione të besueshme.

Edi Rama tha në Parlament se veprimet e mazhorancës për të dërguar Arta Vorpsin në Gjykatën Kushtetuese ishin 100 % në dakordësi me SHBA dhe BE, por Luigi Soreca nuk pranon të mbajë anë, nëse karrigia e gjyqtares i takon Vorpsit apo Xhaferllarit.

Në vend të kësaj, Soreca, kërkon dialog.

“U bëjmë thirrje institucioneve, që të lënë mënyrë konfliktet për Gjykatën Kushtetuese dhe  të ngrenë një institucione të besueshëm. Dialogu është i domosdoshëm në këtë situatë. Ne u bëjmë të gjitha institucioneve të bëhen bashkë dhe të gjejnë zgjidhje në Kushtetutë. Ne japim asistencë teknike dhe nuk mund të vlerësojmë si është zbatuar Kushtetuta”.

Ndërkohë, në komisionin e ligjeve, sekretari i përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese u përball me akuzat se po paguan dy persona për një vend pune.

Aktualisht, me vendim të drejtueses së kësaj gjykate, Vitore Tusha, Arta Vorpsi punon në institucion si më parë, në pozicionen e këshilltares ligjore, ndërsa Marsida Xhaferllari ka marrë statusin e gjyqtares. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!