Soreca nga Korça: Nuk ka integrim në BE pa dialog mazhorancë – opozitë

schedule18:51 - 22 Shkurt, 2019

schedule 18:51 - 22 Shkurt, 2019

Nëse mazhoranca dhe opozita nuk dialogojnë nuk ka progres në rrugën e integrimit të Shqipërisë drejt BE-së. Kështu deklaroi nga Korça ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca. Ai tha se vendi ku demokracia duhet të zbatohet është parlamenti.

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca është shprehur se pa dialog nuk ka integrim në Bashkimin Europian. Sipas tij vendi ku demokracia duhet të zbatohet është parlamenti.

“Situatë e veçantë politike. Ne si BE e kemi shprehur qëndrimin. Kjo është një gjendje kundër produktive. Çdo deputet ka të drejtën ta bëjë këtë, por ata kanë përgjegjësi para votuesve të tyre. Vendi ku demokracia duhet të zbatohet është parlamenti. Heqja e të drejtës për ta bërë këtë në parlament nuk është gjë e mirë. Shqetësim është vazhdimësia për hyrjen e Shqipërisë në BE dhe ky vendim e minon këtë gjë. E minon progresin e Shqipërisë drejt BE. Shqipëria ka bërë progres të mirë që nga qershori 2018 dhe shqetësimi ynë është sesi do vazhdojë Shqipëria këtë rrugë në këtë situatë politike.

Soreca tha se është momenti për të reflektuar në mënyrë që të kalohet kjo fazë pasigurie politike.

Sugjerimi që kam është që ne presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në një dialog konstruktiv për të kaluar këtë situatë. Kemi hyrë në një fazë pasigurie politike, por edhe teknike. Ne mendojmë që për këtë duhet menduar seriozisht dhe duhet hyrë në dialog.

Deklaratat ambasadori Luigi Soreca i bëri gjatë një takimi që zhvilloi në Korçë. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!