Bashkimi Europian e sheh reformën zgjedhore si një proces të rëndësishëm që Shqipëria duhet të kalojë për të vijuar rrugëtimin e saj drejtë Bashkimit Europian.
Në një postim në rrjetet sociale, Ambasadori i Bashkimit Europian, në Shqipëri Luigi Soreca u zotua për mbështetjen që BE do të japë për Shqipërinë.
“Angazhimi i Europës për integrimin në BE të Shqipërisë mbetet i palëkundur. BE do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht rrugën e Shqipërisë në BE, për të sjellë përsëri popullin shqiptar në familjen që i përket”, shkruan Soreca.
….the only path that will bring Albania towards its destination. Not for the EU, but for Albania and for all its citizens, for the progress of the country toward higher standards in terms of #democracy and #ruleoflaw”. #EUforAlbania????
— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) October 25, 2019
Ambasadori i BE bëri thirrje që klasa politike të angazhohet për vijimin e reformës zgjedhore.
“Autoritetet shqiptare duhet të vazhdojnë të përqëndrohen në procesin e reformës, e vetmja rrugë që do ta çojë Shqipërinë drejt destinacionit të saj. Jo për BE-në, por për Shqipërinë dhe për të gjithë qytetarët e saj, për përparimin e vendit drejt standardeve më të larta për sa i përket demokracisë”, përfundon mesazhin e tij Soreca. /ABC News Albania 24/7

