Në një intervistë për Euronews, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca, tha se reforma në Drejtësi po e bën Shqipërinë të njohur në mbarë botën. Ambasadori theksoi se ka ardhur koha që politikanët shqiptarë t’u japin prioritet dëshirave të qytetarëve të tyre.
“Këtë vit, për herë të dytë, Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë.”
Me këto fjalë të përfaqësueses së lartë të Bashkimit europian për çështje të jashtme, Federika Mogerini, në 29 maj komisioni europian hapi sërish derën për një anëtarësim të mundshëm të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Komisioni vlerësoi se gjatë mandatit të Edi Ramës si kryeministër, vendi kishte përmbushur reformat për të cilat ishte rënë dakord. Por protestat e fundit të qytetarëve kundër qeverisë, të cilën e akuzojnë për korrupsion dhe mashtrim electoral, ka shqetësuar së tepërmi Brukselin.
Në një intervistë për Euroneës, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luixhi Soreka, ka komentuar situatën në Shqipëri dhe opsionet për t’u bërë një vend anëtar.
“Shqipëria ka bërë një progres domethënës që nga qershori 2018,” thekson Soreka. “Fillimisht për sa i përket reformës në drejtësi, dhe tashnë procedurat hetimore kanë çuar në më shumë se 140 vendime, por ka institucione që ende duhen krijuar, dhe pse janë vendosur gjykatës të rinj. Sipas Sorecas kjo reformë e paprecdentë po e bën Shqipërinë e njohur jo vetëm në Europë por dhe në botë.
Gjithësesi Soreca është i vetëdijshëm se reforma në drejtësi nuk është ai që opinioni ndërkombëtar sheh kur kthen sytë nga Shqipëria. Protestat e fundit të qytetarëve dhe akuzat e opozitës, janë aktualisht imazhi i vendit.
Ambasadori i BE-së në Tiranë shprehet se akuzat e opozitës po analizohen. Por gjithësesi ato duhen shoqëruar me vendime të marra konform rendit dhe ligjit, dhe në momentin që hetimet përkthehen në vendime, në akuza dhe më pas në dënime, sigurisht që Bashkimi Europian do e ketë parasysh një gjë të tillë.
Soreca u bëri apel politikanëve shqiptarë që të tejkalojnë ngërçin dhe të vendosin në radhë të parë interesat e qytetarëve.
Sipas tij 93% e shqiptarëve e mbështesin procesin e anëtarësimit, por kjo jo domsodoshmërisht përkthehet në veprime konkrete nga palët politike në vend. Soreka thekson se 93% është një përqindje shumë e lartë, madje më e lartë se san ë të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian, dhe pa asnjë dyshim përqindja më e lartë në të gjithë rajonin.
Për ambasadolrin tashmë është përgjegjësia e sistemit politik në Shqipëri por dhe e Bashkimit Europian, sepse tashmë është rradha e BE-së që t’i përgjigjet kërkesave të qytetarëve shqiptarë.
Në qershor këshilli për çështjet e përgjithshme do të marrë një vendim për Shqipërinë. Soreca beson se duhet optimizëm duke pasur parasysh punën e bërë, dhe duhet respektuar ajo që Shqipëria ka arritur, por gjithashtu duhet dhe pragmatizëm; dhe për këtë arsye ai përsërit apelin ndaj forcave politike në vend: të tejkalojnë ndarjet dhe të marrin në konsideratë prioritetin e përgjithshëm të qytetarëve në Shqipëri. /ABC news Albania 24/7